Misioni dhe vizioni
Te gjithëpunëtorët në IPSHtë Klinikëssë dermatologjisëjanë të përgjegjshëm ndaj pacientave të tyre qe tu ofrojnë sherbim kualitativ dhe efektiv shëndetsor.Profesionalizmi dhe sjellshmëria nuk janë vetem virtyt I deshirueshëm, por janë detyrim për pacientat tanë.Bashkëpunimi mes pacientit dhe mjekut për ne është faktor thelbësor për rezultatin e trajtimit, ndërsa ju te cilët do ta zgjidhni kliniken tonë do të ndiheni të mirëpritur dhe të sigurtë. Kjo do të jetë faktori kryesor për shëndetin tuaj dhe shërimin tuaj te shpejtë. Spitali jonë mban standartet më të larta të përsosshmerisë duke ju falenderuar përvojës shumëvjeqare dhe kualitetit të lartë të specialisteve tanë. Personeli jonë mjeksor është krenaria jonë so vetëm në sigurimin e shërbimit shëndetësorë më të mirë, por edhe kujdesit personal dhe besimit për cdo pacient dhe nevojat e tij. Plot me energji dhe me një pamje të re e cila vjen nga tradita jonë, ne e rrisim vëmendjen tonë për pacientet me qëllim që të bëjmë përmirësim në shëndetin e pacientave tanë. Në kornizat e punës në Kliniken universitare të dermatologjisë ne japim shërbim subspecialistik, konsultativ dhe shërbim hospitalor në fushën e dermatologjisë, aktivitet edukativ, trajnim të avancuar të punonjësve shëndetsor si dhe aktivitet të kërkimit shkencor.